Një gjysmë milioni materiale bibliografike ju presin

Nëpërmjet një pajtimi vjetor PBZ ju jepet akses te një shumëllojshmëri materialesh – fizike dhe digjitale. Veç kësaj, bibliotekat PBZ ju ofrojnë salla të leximit të periodikut me revista e gazeta, kënde pune, pika interneti, kënde të rehatshme leximi e shumë mundësi të tjera.

Të gjithë personat që kanë mbushur moshën 16 vjeç e që zotërojnë një pajtim vjetor PBZ, janë anëtarë të Shoqatës «PBZ Pestalozzi Bibliothek Zürich». Pajtimi falas për fëmijë e të rinj nuk ka vlerën e librezës vjetore.

Kategoritë e pajtimeve të PBZ
Parimisht, për çdo kategori pajtimi, ju jepet mundësia të huazoni njëkohësisht deri në 50 materiale. Veç kësaj, ju mund të përdorni edhe materialet digjitale.

PBZ «Light»
Me këtë abonim mund të huazoni media fizike dhe dixhitale.

Çmimi: CHF 60 / në vit

PBZ «Standard»
Me këtë kategori pajtimi ju mund të huazoni materiale fizike dhe digjitale dhe gëzoni mundësinë e përdorimit të «Open Library».

Çmimi: CHF 80 / në vit

PBZ «Premium»
Me këtë kategori pajtimi ju mund të huazoni materiale fizike dhe digjitale dhe gëzoni mundësinë e përdorimit të «Open Library». Për më tepër, ju nuk paguani tarifa për rezervime dhe paralajmërimi i parë për çdo titull të huazuar është pa pagesë.

Çmimi: CHF 160 / në vit

Fëmijë dhe të rinj deri në moshën 18 vjeçare
Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare përfitojnë falas anëtarësimin në bibliotekë. Ky mundëson përdorimin e materialeve të PBZ si dhe, nga mosha 16 vjeçare, përdorimin e «Open Library».

Pajtime me ulje

Për persona kur një anëtar i familjes posedon një pajtim:
25 % ulje e çmimit të pajtimit të parë

Shkollarë, studentë, nxënës dhe praktikantë (nga mosha 18 deri në 25 vjeç) si dhe të papunësuarit dhe përfituesit e IV:
50 % ulje e çmimit për kategorinë PBZ «Standard» dhe PBZ «Light»

Posedues të «KulturLegi», librezës F, N, S ose «Sans-Papiers»:
Pajtim falas i kategorisë PBZ «Standard»

Anëtarësimi 3 mujor
Në formë pajtimi ofertë ose për përdorim të përkohshëm të bibliotekave.

Çmimi: 33 % i kategorisë së pajtimit të përzgjedhur.

Tarifa të tjera

  • Libra «Take-away» CHF 3 / për artikull
  • Librezë zëvendësuese CHF 5
  • Rezervime CHF 5 / për artikull
  • Rikthim i paplotë i materialit (lajmërim me shkrim) CHF 3
  • Huazim unik (pa Open Library dhe pa materialet elektronike) CHF 5 / për artikull
  • Tarifë administrative në rast humbje të materialit CHF 15

Tarifa për vonesën

  • Paralajmërimi i 1-rë CHF 5
  • Paralajmërimi i 2-të CHF 10
  • Paralajmërimi i 3-të CHF 25

Institucionet

Çerdhet, kujdesi pas shkollor, streha e personave me aftësi të kufizuara dhe e pleqve mund të regjistrohen si anëtarë kolektivë dhe nuk paguajnë tarifat e anëtarësimit (nuk vlen për shkollat dhe kopshtet). Në rast interesi, ftoheni t’i drejtoheni bibliotekës tuaj.

Dhuroni një pajtim

Një pajtim PBZ është dhurata perfekte! Kuponë me vlerë 60, 80 dhe 160 CHF janë të disponueshme në çdo bibliotekë PBZ. Të dhuruarit, për arsye ligjore, duhet të regjistrohen personalisht.