Mirësevini në PBZ, biblioteka publike e Zyrihut me mbi gjysëm milioni mediash. Për t’u anëtarësuar thjesht mbushni Anmeldeformular. Në bibliotekën tuaj ose online tek www.pbz.ch/abo-abschliessen.
Nëpërmjet një abonamenti vjetor PBZ ju jepet akses në një shumëllojshmëri materialesh – fizike dhe dixhitale. Në 14 Bibliotekat Pestalozzi në Zyrih ju ofrojmë vende ku mund të jesh vetëm, por nuk ndihesh kurrë i tillë. Përveç aktiviteteve të shumëllojshme për fëmijë dhe të rritur, bibliotekat PBZ ju ofrojnë kënde të rehatshme për të lexuar libra, revista e gazeta, vende pune, pika interneti, mundësi për të printuar e skanuar, stacione gaming si dhe shumë mundësi të tjera.
Nëpërmjet ofertave tona dixhitale ju keni akses në mbi 50'000 libra elektronikë dhe auditivë, në platformën streaming Filmfriend, si edhe tek GENIOS eBIB dhe PressReader me mbi 8'500 gazeta dhe revista nacionale dhe internacionale. Më shumë se kaq nuk është e mundur.
Nëse keni pyetje, stafi jonë në biblioteka ju ndihmon për më shumë. Ose na kontaktoni nëpërmjet faqes sonë të internetit: Kontaktieren Sie uns.
Shpresojmë të kënaqeni dhe të bëni zbulime interesante në 14 bibliotekat PBZ të qytetit të Zyrihut.
Abonamentet e PBZ
Me një kartë vjetor PBZ ju mund të huazoni deri në 50 media njëkohësisht. Përveç këtyre ju mund të përdorni edhe bibliotekën dixhitale.
PBZ «Light»
Me këtë kartë mund të huazoni media fizike dhe dixhitale.
Çmimi: CHF 60 / në vit
PBZ «Standard»
Me këtë kartë ju mund të huazoni materiale fizike dhe digjitale dhe gëzoni mundësinë e përdorimit të «Open Library», kur biblioteka është e hapur, por pa shërbim.
Çmimi: CHF 80 / në vit
PBZ «Premium»
Me këtë kartë ju mund të huazoni materiale fizike dhe digjitale dhe gëzoni mundësinë e përdorimit të «Open Library». Për më tepër, ju nuk paguani tarifa për rezervime dhe paralajmërimi i parë për çdo titull të huazuar është pa pagesë.
Çmimi: CHF 160 / në vit
Fëmijë dhe të rinj deri në moshën 18 vjeçare
Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare përfitojnë falas anëtarësimin në bibliotekë. Ky mundëson përdorimin e materialeve të PBZ si dhe, nga mosha 16 vjeçare, përdorimin e «Open Library».
Abonament me ulje
Shkollarë, studentë, nxënës dhe praktikantë (nga mosha 18 deri në 25 vjeç) si dhe të papunësuarit dhe përfituesit e IV:
50 % ulje e çmimit për kategorinë PBZ «Standard» dhe PBZ «Light»
Posedues të «KulturLegi», librezës F, N, S ose «Sans-Papiers»:
Kartë falas e kategorisë PBZ «Standard»
Për persona kur një anëtar i familjes zotëron një kartë:
25 % ulje e çmimit të kartës së parë
Anëtarësimi 3 mujor
Kjo kartë ju mundëson ta njihni bibliotekën ose ta përdorni atë përkohësisht.
Çmimi: 33 % i kartës së përzgjedhur.
Institucionet
Grupet e lojrave, çerdhet, kujdesi passhkollor, streha e personave me aftësi të kufizuara dhe e pleqve mund të regjistrohen si anëtarë kolektivë dhe nuk paguajnë tarifat e anëtarësimit (nuk vlen për shkollat dhe kopshtet). Në rast interesi, ftoheni t’i drejtoheni bibliotekës suaj.
Dhuroni një kartë
Një kartë e bibliotekës PBZ është dhurata perfekte! Kupona me vlerë 60, 80 dhe 160 CHF janë të disponueshëm në çdo bibliotekë PBZ. Dhuruesit, për arsye ligjore, duhet të regjistrohen personalisht.
Tarifa të tjera
- Huazim i vetëm një artikulli CHF 5
- Zëvendësim karte nër rast humbjeje ose dëmtimi CHF 5
- Rezervim / për artikull (pa librat elektronikë) CHF 5
- Libra Take away - për libër CHF 3
- Rikthim jo i plotë i materialit (lajmërim me shkrim) CHF 3
- Tarifë administrative në rast humbje të materialit CHF 15
Pagesat për librat e kthyer me vonesë
Kur librat kthehen me vonesë ju paguani diçka. Me shumë informacione lexoni tek AGB.