Albanisch/Shqip (PDF)

OFERTA E SHUMËLLOJSHME E PBZ

Të 14 PBZ-Bibliotekat ofrojnë një hapësirë të përshtatshme për nevoja të ndryshme. Oferta jonë i ngjanë një kaleidoskopi: mbi gjysmë milioni media të ndryshme për huazim, për Download apo për shfrytëzim në vend, në vit më tepër se 300 evenimente për të rritur dhe të vegjël.

Me këtë ne arrijmë zemrën dhe shpirtin e shumë njerëzve në Zürich, gjithashtu edhe nga kulturat tjera, mbështesim aftësinë e leximit dhe zgjojmë kënaqësinë për fjalën e shkruar.

Të rriturit e shfrytëzojnë OFERTËN e përgjithshme për CHF 40, CHF 65 apo CHF 90 në vit, fëmijët deri 16 vjeç bile pa pagesë. A lexoni shkrime digjitale? Përfitoni nga kartela jonë Onleihe për CHF 30 për vit. 
www.pbz.ch/abonnemente

Kënaquni me animime për fëmijë, qarqe literature, ekspozita, referime të librave, lexime, joga, punëtori, koncerte dhe shumë tjera. Shumica e EVENEMENTET janë pa pagesë (Kollekte).
www.pbz.ch/events

REGJISTRIMIN mund ta kryeni në njërën prej 14 PBZ-bibliotekave. Apo këtë Ju e kryeni me komoditet prej shtëpisë në www.pbz.ch/mitglied-werden dhe paguani taksën menjëherë me kartelë krediti. Pas kësaj ofertat digjitale ju qëndrojnë menjëherë në dispozicion (përveç me kartelën e vogël vjetore).

Përmes blerjes së lejes së bibliotekës, me një donacion apo me anëtarësim në shoqatën tonë promovuese Ju kryeni një mbështetje të rëndësishme për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e PBZ-bibliotekave publike në Zürich. Duke falënderuar këtë MBËSHTETJE mundësohen shumë projekte. Më tepër për opsione donacioni gjeni në faqen tonë të internetit www.pbz.ch/spenden, informata për shoqatën e donacioneve nën www.pbz.ch/förderverein.

INFORMACIONE tjera mbi ofertën tonë të përgjithëshme Ju do gjeni nën www.pbz.ch apo në broshurën tonë «PBZ-ja e sqaruar shkurtër», të cilën JU do e gjeni në secilën PBZ bibliotekë apo në faqen e internetit www.pbz.ch/mitglied-werden.

AFATET E HUAZIMIT

 

Afatet e huazimit

Zgjatja e afatit

DVD (Filma artistik)

1 Javë

Dy herë 1 javë

Take-Away

2 Javë

Nuk është e mundur

Romane të reja*

4 Javë

Nuk është e mundur

*romane në gjuhën gjermane për të rritur në 6 muajt e parë pas blerjes.

ZGJATJA E AFATIT

Zgjatja mund të bëhet në bibliotekë, me telefon apo online me www.pbz.ch – mirëpo jo me E-Mail.

KATALOGU

Kërkoni me komoditet prej shtëpisë në ofertat e tëra të PBZ dhe rezervoni sipas nevojës Tuaj. Katalogun e gjeni nën www.pbz.ch.

ABONIMET DHE ÇMIMET

Fëmijë dhe të rijnë deri 16 vjeç

njëkohësisht maks. 25 artikuj + E-Media

gratis

Kartela vjetore plus

njëkohësisht maks. 50 artikuj + E-Media

CHF 90

Kartela vjetore

njëkohësisht maks. 25 artikuj + E-Media

CHF 65

Kartelë vjetore për nxënës, nxënëse, studentë, praktikante/të deri 25 vjeçare

njëkohësisht maks. 25 artikuj + E-Media

CHF 40

Kartelë vjetore për të papunë, IV-pensionuare/rë, KulturLegi

njëkohësisht maks. 25 artikuj + E-Media

CHF 40

Kartela e vogël vjetore

njëkohësisht maks. 2 artikuj

CHF 40

Kartelë e vogël vjetore me KulturLegi si dhe leje N/F

njëkohësisht maks. 2 artikuj

gratis

Kartela mujore

 

CHF 15

Huazime të vetme

 

CHF 5

Kartelë huazimi

E-Mediat

CHF 30

Take-away-Libra

 

CHF 3 / Artikull

Zëvendësim kartele

 

CHF 5

Rezervimet

 

CHF 3 / Artikull

Kthimi prapa jo i plotë

 

CHF 3

1. Vërejtje

 

CHF 3

2. Vërejtje + CHF 10

 

CHF 13

3. Vërejtje + CHF 20

 

CHF 33

Taksë përpunimi

 

CHF 20

Weiterempfehlen:

Wir verwenden Cookies, um mittels Google Analytics die Besuchszeiten, Häufigkeit und Seitenaufrufe unserer Website zu analysieren. Mit der Nutzung unserer Website erklären Sie sich mit der Verwendung von Cookies einverstanden.